Shfaqja e saj në kopertinën e muajit gusht të “Harper’s Bazaar China” ka shkaktuar jo pak polemika për këngëtaren e famshme Rihanna.
Ajo është njohur me kulturën kineze të të veshurit dhe stiluarit duke u shfaqur në kopertinë krejtësisht ndryshe. Duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak ndjekësve të saj aziatikë të cilët e kanë quajtur 31-vjeçaren raciste.
“Unë jam aziatike dhe ndihem e ofenduar. E di që Rihannës dhe krijuesve të kësaj fotoje nuk u intereson mendimi im por kjo është mungesë respekti për kulturën tonë. Nëse donit të krijonit një pamje aziatike, pse nuk ftuat një artist aziatik”? ,-shkroi një ndjekëse.
“Aspak e përshtatshme dhe raciste, ajo as që e ka idenë se çfarë po vesh” ,-shkruan dikush tjetër.