Të gjithë janë në pritje të albumit të saj më të ri por Rihanna nuk ka harruar fanatikët e linjës së saj të të brendshmeve.
Ditën e kaluar ajo ka nxjerrë koleksionin e saj më të ri të “Savage X Fenty” që është pritur mjaft mirë nga publiku.
Këngëtarja e ka promovuar koleksionin e saj edhe në rrjetet sociale ku ka postuar disa foto ku vetë ajo shfaqej me të brendshmet më të reja.
Edhe pse linja e saj ka një kërkesë të madhe nga konsumatorët dhe fansat e 31-vjeçares, ajo çfarë vazhdon të kërkohet më shumë se çdo gjë tjetër, është muzika e Rihannas.