Prej muajsh tashmë fansat i kanë kërkuar me ngulm Rihannas që ajo të lançojë projekte të reja muzikore por duket se këngëtarja ka qenë krejtësisht e angazhuar me linjën e saj të kozmetikës “Fenty Beauty” si edhe koleksionin e saj të të brendshmeve “Savage X Fenty”.
Më në fund një lajm i mirë vjen nga 31-vjeçarja, ajo së shpejti do të vijë me dy projekte të reja muzikore dhe këtë e kanë konfirmuar publicistët e këngëve të “BMI Platinum Songs U.S”.
Prurjet quhen “Waist Line Down” dhe “Nah Left” dhe janë shkruar e kompozuar nga Inconnu Compositeur Auteur dhe Plummer Simon David. Data se kur do të publikohen këto projekte ende nuk është bërë e ditur megjithatë pritjes po i vjen fundi.