Fruthi është rikthyer sërish frikshëm në vendin tonë. Autoritetet shëndetësore thonë se janë rreth 600 persona të prekur nga veriu në jug, shifër e lartë kjo bazuar në numrin e popullsisë. Bluzat e Bardha konfirmojnë se në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë çdo ditë paraqiten të prekur nga Fruthi. Ndërkaq dy të mitur ndodhen në gjendje të rëndë në reanimacionin e Pediatrisë.