Bota

Rikthehet hija e sulmeve kimike në Angli

Frika e sulmeve kimike është kthyer në Angli, sidomos në qytetin britanik Salisbury, ku dyshohet se dy persona mund të jenë ekspozuar ndaj një substance të panjohur. Bëhet fjalë për një mashkull dhe një femër në të 40-at, që janë shtruar në gjendje kritike në spital. Ende e qartë nëse dy personat janë viktima të ndonjë krimi. Në fillim të marsit, aty u helmuan ish-agjenti Sergei Skripal dhe e bija Julia, që mbijetuan. Dyshimet ranë mbi Rusinë.