Showbiz

Rita Ora rrëfen pasigurtë e saj për revistën “LOVE”

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora së fundmi ka dhënë një intervistë ndryshe nga të tjerat për revistën “LOVE”.

28-vjeçarja e ka dhënë intervistë në formën e një video-je ku shfaqet gjysmë e zhveshur dhe pa grim. Edhe pse duket një artiste e kompletuar dhe plot vetëbesim ajo ka treguar se në të vërtetë nuk është kështu.

Rita u shpreh se gjatë gjithë kohës ndihet nervoze për faktin se nuk ka arritur mjaftueshëm në karrierën e saj dhe se gjithmonë përpiqet të bëjë maksimumin.

“Jo të gjithë njerëzit e kuptojnë këtë gjë dhe shpeshherë më vjen të ngjitem në ndonjë taracë dhe të bërtas me të madhe” ,-tha ajo.