Celebrities Gossip Showbiz

Rita Ora mahnit me stilin e saj të ri veror!

Rita Ora ka rrëmbyer sërish vëmendjen gjatë pushimeve luksoze në Mykonos, duke u shfaqur me një paraqitje provokuese që nuk kaloi pa u komentuar.

Këngëtarja me origjinë shqiptare u fotografua teksa shijonte një mbrëmje në ishullin grek, e veshur me bikini me print leopardi, të kombinuara me pantallona të shkurtra sportive të zeza dhe taka të larta, një kombinim që vuri në pah barkun e saj të tonifikuar dhe format e kuruara.

Sipas Daily Mail, artistja u pa duke dalë nga hoteli luksoz Eden Roc, ndërsa shoqërohej nga miku i saj i ngushtë, Vas J Morgan. Të dy dukeshin në humor të shkëlqyer teksa iu drejtuan jetës së natës në një nga destinacionet më të preferuara të VIP-ave gjatë verës.

Pushimet në Mykonos vijnë pas një periudhe intensive për Ritën, e cila sapo ka përfunduar një sërë angazhimesh profesionale, përfshirë performancën në Festivalin Isle of Wight.

Në një intervistë për Daily Mail, këngëtarja zbuloi se muajt e fundit i ka kushtuar ndërtimit të projekteve të reja artistike.

Publikimi i muzikës së re është prioriteti im dhe do të ndodhë shumë shpejt. Gjithashtu kam xhiruar dy filma në Australi, ndaj kam kaluar një pjesë të mirë të vitit larg Britanisë

-u shpreh ajo.

Rita foli edhe për bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi, duke pranuar se do të ishte e lumtur të ishte pjesë e një prej filmave të tij, nëse do të gjente projektin e duhur.

Çifti, i cili është bërë një nga më të komentuarit në botën e showbiz-it, pritet të festojë katërvjetorin e martesës në muajin gusht, ndërsa Rita duket se po shijon maksimalisht verën përpara rikthimit me muzikë të re.