Së fundmi Microsoft ka krijuar një robot të inteligjences artificiale, i cili ka aftësinë të kopjojë emocionet dhe tonin e zërit të një personi në 3 sekonda. Siç raportohet nga techmonitor.ai , kompania njoftoi krijimin e “VALL-E” , i cili është i ngjashëm me chatbot-et në faqen e internetit Character.AI, por ka më shumë aftësi.
Deri më tani ato nuk janë bërë të ditura, sepse ekziston frika se mund të përdoret për përhapjen e lajmeve të rremeve. “Meqenëse VALL-E mund të sintetizojë fjalimin nga një folës specifik, mund të ketë rreziqe të mundshme të keqpërdorimit të modelit, siç është imitimi i një folësi specifik,” tha një studiues i Microsoft.
https://twitter.com/steventey/status/1612586978201018368?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1612586978201018368%7Ctwgr%5Ed507ac9510ea313fc18914070620e7b7a9f6fdee%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fmicrosoft-krijon-nje-robot-i-cili-mund-te-imitoj-zerin-dhe-emocionet-e-nje-personi%2F
Ndërkaq, një kompani pretendon se roboti i krijuar prej tyre do të luajë një rol të rëndësishëm në një çështje në gjykatë. Nëse kjo ndodh do të jetë hera e parë që një robot do të përdoret si avokat. Lajmi u publikua në revistën “New Scientist”, ku shpjegohet se inteligjenca artificiale do të instalohet në telefonin e të pandehurit. Roboti do të dëgjojë në gjykatë të gjithë procesin dhe më pas do të këshillojë të pandehurin përmes një kufjeje.