Bota

Rohan: “Administrata Trump kërcënim i rrezikshëm për paqen botërore e sigurinë”

Irani i bën thirrje botës myslimane të ndërpresë lidhjet me Izraelin, si dhe të rishikojnë marrëdhëniet ekonomike e tregtare me Shtetet e Bashkuara, që në fillimjavë çelën ambasadën e tyre në Jeruzalem.  Apeli erdhi nga Presidenti Hassan Rohani gjatë një samiti në Stamboll të Turqisë. Rohani deklaroi se “Administrata Trump është kërcënim i rrezikshëm për paqen botërore e sigurinë”.