Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, kërkoi që gratë të lejohen të hyjnë në stadiume. Ndalesa është e vjetër me dekada. “Nuk duhet të ketë dallime në Islam, ndaj gratë të lejohen të marrin pjesë në ngjarje sportive”, tha Rohani në një takim me atletë vendas. Gratë iraniane nuk lejohen të hyjnë në stadiume që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.