Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, tha se Shtetet e Bashkuara nuk mund të marrin vendime për vendin e tij. Rohani i bëri këto komente pasi Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, kërkoi nga Republika Islamike që të bëjë ndryshime të thella, nëse dëshiron t’i hiqen sanksionet amerikane. Bota sot nuk pranon që Amerika të vendosë për të, vendet janë të pavarura, ajo kohë ka marrë fund”, tha Rohani.