Sport

Ronaldo thyen një rekord evropian me golin kundër Marokut

Cristiano Ronaldo hyri në histori si golashënuesi më i mirë europian në kompeticione ndërkombëtare, me golin e shënuar sot ndaj Marokut. Ylli Portugez, shënoi me kokë që në minutën e 4-t të takimit, për të kaluar kështu ish-sulmuesin e Hungarisë dhe Spanjës, Ferenc Pushkash, e për t’u ndalur përkohësisht në kuotën e 85 golave në 152 ndeshje të zhvilluara me përfaqësuesen iberike. Sulmuesi i Realit gjithsesi ka ende shumë rrugë për të bërë për të kapur vendin e parë, që mbahet nga Ali Daei me 109 gola në 149 ndeshje për Iranin.