Aktualitet

Rrahje në burgun e Reçit/Astmer Bilali dhe Mikel Thani dërgohen në spital!

Përplasje fizike në burgun e Reçit në Malësinë e Madhe, ku Astmer Bilali dhe Mikel Thani janë përfshirë në një konflikt mes tyre, duke përfunduar në spitalin e burgut në Tiranë. Të dy të burgosurit kanë pësuar dëmtime të rënda.

Mësohet se Bilali dhe Thani ishin duke ngrënë drekë, bashkë me persona të tjerë kur lindi një sherr mes tyre e që përfundoi me përballje fizike.

Bilali dhe Thani filluan të godisnin njëri-tjetrin dhe Thani u ndihmua nga të tjerë, shokë të tij në burg. Pas rrahjes mes të dyve, ndërhynë rojet e burgut që bënë ndarjen mes të dëmtuarve.

Mikel Thani u arrestua në vitin 2015, për plagosjen e prindërve të ish-të fejuarës dhe mbesës së tyre ndërsa Astmer Bilali është në qeli në kuadër të dosjes “Metamorfoza”.