Celebrities Gossip Showbiz

Rrëfehet Belen Rodriguez: “Kam që në gusht pa bërë seks…”

E ftuar në sezonin e ri të “Belve” në Rai 2 me Francesca Fagnani-n, Belen Rodriguez është rrëfyer rreth fundit të martesës së saj me Stefano De Martinon. “Nëse një person nuk shikon thellë te tjetri dhe nuk e njeh vërtet, kjo e shkatërron atë. Kjo mund të vazhdojë me vite, por pastaj shndërrohet në një dashuri toksike. Nuk ka vuajtje. Kam humbur respektin, por nuk ka zemërim.”

Fagnani i kujton se në qershor ajo e kishte deklaruar veten “beqare dhe të dëlirë”.

Jam ende beqare, por herën e fundit që bëra seks ishte në mesin e gushtit. Kalova një periudhë të vështirë. Nuk u ngrita nga shtrati, nuk hapa dritaret për dy muaj. Përfundova në një klinikë për trajtim. Problemi ishte me benzodiazepinat, të cilat janë një varësi. Detoksifikimi prej tyre është si detoksifikimi nga heroina. Kam provuar drogë, por kurrë nuk kam marrë shumë.

Pas historisë së dashurisë me Elio Lorenzoni dhe flirtit me Angelo Edoardo Galvano, Rodríguez duket se ka vendosur të heqë dorë nga lidhjet. Ajo ishte një nga protagonistët e episodit të parë të vitit të ri të “Striscia la notizia”, ku Valerio Staffelli i vuri në dukje se nuk ka asnjë thashethem për të, as për të dashur të ri. “Të dashur të rinj?”-e pyeti Staffelli.

“Jo, e kam mbyllur, tani do të bëhem lesbike”, ishte përgjigja e showgirl, që menjëherë bëri bujë në internet. Ajo theksoi se: “Kam dëshirë të qëndroj vetëm, në paqe”. Rodriguez konfirmoi disa kohë më parë zërat për një lidhje mes ish-bashkëshortit të saj, Stefano De Martino me Alessia Marcuzzi, prezantuese, aktore dhe modele. Belén konfirmoi thashethemet përmes një komenti në llogarinë e saj në Instagram, duke konfirmuar romancën mes tyre.