E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Sonila Velja, një grimiere shqiptare e cila ka korrur sukses në Itali, duke punuar me disa nga yjet më të njohur si Belen Rodriguez, Monica Bellucci apo Elettra Lamborghini.
Ajo ka treguar një rast me Belen Rodriguez, e cila ka refuzuar që të bëjë make-up me produkte të thjeshta dhe të lira. Si pasojë, Sonila ka përdorur produktet e saj të shtrenjta.
Ty të duhen brande prestigjioze për t’i grimuar, prandaj ka patur krizë make-up?
Po. Unë isha në një program me Lorella Cuccarini, një shoqe e mirë, isha pas në backstage, kur kurova gjithë javën në këtë program dhe Belen Rodriguez refuzoi të grimohej. Sepse Rai 1 kishte vendosur produkte shumë të thjeshta që nuk kishin vlerë fare.
Belen Rodriguez refuzoi? Me çfarë u grimua?
Me produktet e mia. Ajo tha ‘të lutem mos më vendos në fytyrë këto produkte se unë i urrej’ dhe doli nga dhoma. Unë shkoj te Lorella Cuccarini dhe i them se si mund të sillem me Belen se nuk do që ta grimoj. Më pyeti për arsyen dhe i thashë. Ajo më tha ‘nëse ti ke diçka në valixhe mund t’ia bësh, se e dimë se si është ajo’.