Film & Tv

Rrezikon 14 vite burg, çfarë po ndodh me aktorin e njohur?!

Aktori i famshëm, Mike Hassini, së fundmi është bërë kryefjalë e mediave pasi mbi të rëndojnë akuza për trafikim të lëndëve narkotike. Pas një kontrolli të Policisë në shtëpinë e tij, ku ylli i “Towie” jeton më të dashurën, vajzën e një milirderi që merret me tregti nafte, është gjetur një sasi e madhe kokaine. Kjo sasi është gjetur në jastëkun e të dashurës së tij, Jess Milford.

Sipas “Daily Mail”, 26-vjeçari u arrestua në “Emerson Park”, Essex dhe tashmë ndodhen në paraburgim. Një zëdhënës i Policisë Metropolitane tha se Hassini akuzohet për “furnizim me kokainë” dhe “komplot për të zotëruar pronë kriminale”.

Por Mike nuk ishte i vetmi, bashkë me të u arrestua edhe një djalë tjetër, Gery Michael Bear, 23-vjeç, mbi të cilin rëndojnë të njëjtat akuza. Gjykata e Magjistraturës në Barkingside e la në paraburgim për të zhvilluar më pas një tjetër seancë në Gjykatën e Qarkut Snaresbrook më 17 maj.

Nëse shpallet fajtor për këto vepra penale, Mike mund të dënohet me 14 vite burg. Neve nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim vendimin për të!