Bota

Rrëzohet një avion me 104 persona në bord

Një avion Boeing 737 DreamLiner me 104 persona në bord, u rrëzua vetëm pak pasi ishte ngritur në fluturim, nga Aeroporti ndërkombëtar “Jose Marti” i Havanës. Fluturimi ajror ishte nisur drejt qytetit kuban, Holguin, por udhëtimi ka përfunduar në tragjedi. Ende nuk ka detaje por mendohet se numri i viktimave është i lartë. Ekipet e zjarrëfikëseve dhe ambulancat ndodhen në vendngjarje.