Përmbyllen edhe ndeshjet e fundit të Grupit C, në Botërorin Rusi 2018. Danimarkë –Francë përfundoi në barazim 0-0, ndërsa Australi–Peru 0-2. Franca kualifikohet si e para e grupit me 7 pikë dhe Danimarka si e dyta me 5 pikë. Peruja dhe Australia përfundojnë këtu rrugëtimin në Kupën e Botës. Ndërkaq në orën 20:00 luhen ndeshjet e grupit D Islandë –Kroaci dhe Nigeri – Argjentinë.