Trajneri i Iranit, Karlos Queiroz, i bëri thirrje “Nike” t’i kërkojë ndjesë ekipit të tij, pasi kompania amerikane tha se nuk mund t’i pajiste futbollistët me atlete për Kampionatin Botëror për shkak të sanksioneve. Situata është degjeneruar aq shumë sa disa prej lojëtarëve iranianë u kanë kërkuar hua kolegëve të skuadrave të tjera, ndërsa të tjerë i kanë blerë nëpër dyqanet e kompanisë amerikane të veshjeve. Përfaqësuesja iraniane do të zhvillojë të premten kundër Marokut, ndeshjen e parë në “Rusi 2018”.