Spanja, Portugalia dhe Uruguaji janë tre skuadrat e mëdha që zbresin sot në fushë. Dita e 7-të të Botërorit, “Rusi 2018”, nis në këto çaste me sfidën e Grupit B: Portugali-Marok. Afrikanët luajnë shansin e fundit për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikimin, ndërsa Portugalia duhet ta fitojë këtë sfidë për të përfituar sa më shumë nga përballja direkte mes Iranit dhe Spanjës, sonte në 20:00. Ndërkaq në Grupin A, Uruguaji do të synojë të mposhtë me çdo kusht Arabinë Saudite, në ndeshjen që fillon në orën 17:00.