Uruguaii kualifikohet për në fazën tjetër të eliminatoreve të Botërorit Rusi 2018. Goli i vetëm i Luis Suarez përballë Arabisë Saudite iu mjaftoi uruguaianëve për të shkuar në fazën e eliminimeve direkt. Tashmë në Grupin B, Rusia dhe Uruguaji, udhëheqin me nga 6 pikë, të kualifikuara për në fazën tjetër, ndërsa Arabia Sudite dhe Egjipti me nga 0 pikë të eliminuara tashmë megjithëse do luajnë edhe nga një ndeshje. Ndërkaq në orën 20:00 luhet edhe ndeshja e fundit e ditës së shtatë të Botërorit, Iran-Spanjë.