Sport

Rusi-Arabi Saudite, ndeshja që hap Botërorin

Sot nis zyrtarisht Botërori “Rusi 2018”. Në 17:00 me orën tonë nis ndeshja e parë: Rusi-Arabi Saudite. Deri më 15 Korrik do të luhen 64 sfida, në 12 stadiume ruse. Faza e parë që përfundon më 28 Qershor, përbëhet nga 48 ndeshje, mes ekipeve të ndara në 8 grupe. Dy nga kombëtaret që sigurojnë më shumë pikë në grupe, kalojnë në fazën tjetër, e cila fillon më 30 Qershor. 16 skuadrat e dala nga grupet duelojnë mes tyre, për të qenë sa më pranë Finales se 15 Korrikut.