Bota

Rusi, opozitari Navalny themelon parti të re politike

Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny themelon parti të re politike, megjithëse personalisht nuk mori pjesë në themelimin e partisë, për shkak të dënimit me burg për organizimin e protestave kundër presidentit Vladimir Putin. Partia e re do të quhet Rusia e së Ardhmes. Themelimi i kësaj partie u bë në një konventë të mbajtur në Moskë por ende nuk është regjistruar formalisht në Ministrinë ruse të Drejtësisë.