Bota

Rusia mund të burgosë personat që zbatojnë sanksionet amerikane

Ligjvënësit rusë janë duke synuar që të bëjnë të dënueshëm me burgim deri në katër vjet zbatimin e sanksioneve të vëna nga Shtetet e Bashkuara. Projektligji parashikon burgosjen e çdo individi apo përfaqësuesi në Rusi që refuzon të bëjë biznes me ndonjë qytetar rus për shkak të sanksioneve amerikane apo të vendeve tjera.