Bota

Rusia: NATO po kërcënon sigurinë evropiane!

Rusia tha se plani i ri i NATO-s për të rritur gatishmërinë e saj ushtarake në Evropë do të dobësojë sigurinë në kontinent. Zv/ministri i jashtëm rus Aleksandër Grushko kritikoi nismën e njohur si “Katër/Tridhjetë”. Ai tha se Rusia do të marrë të gjitha masat e nevojshme ushtarake për të garantuar sigurinë e saj. Nisma “Katër/Tridhjetë” e aleancës, synon të mbrojë aleatët nga siç thuhet, kërcënimet në rritje të Rusisë.