Rusia tha se do të hakmerret pas planit të Norvegjisë për të shtuar numrin e marinsave amerikanë në këtë shtet. Oslo njoftoi se do t’iu kërkojë Shteteve të Bashkuara, të dërgojnë 700 marinsa në Norvegji nga viti 2019. Trupat do të përqendrohen në kufirin me Rusinë. Ambasada ruse në Oslo në një deklaratë zyrtare, tha se e shikon këtë akt si armiqësor.