Bota

Rusia: Zgjerimi i NATO-s në Ballkan, rrezik për rajonin

“Zgjerimi i NATO-s e anëtarësimi i vendeve të Ballkanit, po minojnë sigurinë dhe stabilitetin në rajon”. Kështu u shpreh ligjvënësja ruse, Valentina Matviyenko, duke folur në Dhomën e Lartë të Parlamentit në Bosnje. Ajo veçoi rastin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, si dhe kritikoi aspiratat e Maqedonisë për t’u bashkuar në Aleancën Veri-Atlantike. Ndërkaq, qeveritë perëndimore vlerësojnë se “Anëtarësimi në NATO dhe Bashkimin Evropian janë mënyra më e mirë për të ruajtur paqen e stabilitetin në Ballkan”.