Prokurori special Robert Mueller, i bëri me dije Shtëpisë së Bardhë se çfarëdolloj prove që do të zbulohet në sajë të hetimeve për çështjen “Russiagate”, nuk mund të inkriminohet Presidenti amerikan Donald Trump. Megjithatë raporti, dhe provat e tij, mund të shërbejnë si bazë për një shkarkim të Trump-it në Kongresin Amerikan. Gjatë hetimeve të prokurorit special janë akuzuar 19 persona, mes të cilëve anëtarë të lartë të fushatës elektorale të Trump.