Zukurimet e çantave janë zyrtarisht një nga tendencat më të mëdha të modës së vjeshtës. Ju mund t’i lidhni këto aksesorë të lezetshëm me Jane Birkin, e cila i zbukuroi çantat e saj me ‘xhinglat’ që mblodhi gjatë gjithë jetës së saj, dhe tani absolutisht të gjithë po i drejtohen aksesorëve.

Nga zinxhirët elegant të mbështjellë në doreza e deri te çelësat me ngjyra, këto zbukurime të vogla janë vërejtur në krahët e modeleve që ecin në pasarelë në shfaqje mode si Coach, Fendi, Miu Miu dhe të tjera. Dhe jashtë pasarelës, aksesorët e çantave kanë qenë në trend në TikTok, ku po dëshmojnë se edhe detaji më i vogël mund të lartësojë një veshje të tërë. Kjo modë është bërë tendenca më e mirë e çantave të vjeshtës për t’i shtuar pak personalitet çantës suaj të preferuar.

Në rast se nuk e dinit tashmë, dorezat janë ndoshta faktori më i rëndësishëm në aksesimin e çdo çante. Ju mund t’i mbështillni një shall rreth tyre apo të lidhni një zinxhir midis tyre. Ju gjithashtu mund të lidhni zinxhirët e çelësave në bazën e tyre. Njerëzit priren ose të koordinohen plotësisht me skemën e ngjyrave të çantës së tyre ose të mos i kushtojnë fare vëmendje asaj pjese dhe në vend të kësaj të favorizojnë çdo ngjyrë që tregon për personalitetin e tyre. Më poshtë ju tregojmë disa nga aksesorët më të përdorur tek çantat…
Chi Chi Bag Charm – 18$
Swan Song Bag Charm Keychain – 15$

Allegra K Polka Dots Square Neck Scarf – 10$
HOHOPEACH Vegan Leather Bag Horse Charm – 10$
By Anthropologie City Bag Charm – 32$
