Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i akuzuar si bashkëpunëtor në trafikun e drogës me Habilajt do kërkojë heqjen e “arrestit shtëpiak” në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda. Seanca do zhvillohet në datën 28 maj, ora 13:00. Kërkesa është dorëzuar këtë të mërkurë nga avokati mbrojtës Maks Haxhia. Gjykata e Shkallës së Parë vendosi 10 ditë më parë të lërë në “arrest shtëpie” ish-ministrin pas mbërritjes së provave të reja nga Italia dhe Greqia ku pretendohet se Tahiri ka bashkëpunuar me Habilajt, të akuzuar për trafik droge në vendin fqinj.