Sapo është mbyllur kutia e fundit e numërimit të votave në Durrës.
Ermiona Sako e Partisë Socialiste ka arritur të fitojë me 9811 vota diferencë, nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Igli Cara.
Sako merr mandatin e dytë të kësaj bashkie, me rreth 56.4% të votimeve.
Në Bashkinë e Shijakut janë mbyllur votimet dhe ka fituar kandidati socialist Elton Arbana me 66.31% të votave. Ndërsa rivali i tij i BF Rezart Tusha është në kuotat e 33.69 % të votave.
Në Bashkinë e Krujës është mbyllur votimi dhe është shpallur fitues socialisti Artur Bushi.