Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u tregua i ashpër ndaj deputetit Agron Shehaj, i cili në zgjedhjet politike të 11 Majit u shkëput nga selia blu dhe krijoi partinë e tij “Mundësia”.
Berisha u shpreh se Shehaj është opozitë e opozitës dhe pasi krijoi partinë e tij ka shkelur kodin më elementar moral. Sipas kryedemokratit, Shehaj ka marrë databazën e Partisë Demokratike, në pabesi të plotë.
Agron Shehaj sigurisht që është opozitë e opozitës. Pse? Agron Shehaj kishte një vend dhe ishte fare i respektuar në Partinë Demokratike. Agron Shehaj papritmas, do të iki më tha mua.
Mirë i thashë unë, se unë respektoj çdo mendim, por i thashë: “Agron vend më të përshtatshëm për ardhmërinë tënde politike nuk do të gjesh”. Shkoi, krijoi partinë. Tani Agron Shehaj, ta them këtu, shkel kodin më elementar moral. Ta them cili është.
Agron Shehaj ka marrë databazën në pabesi të plotë, për të mos thënë dhe më shumë të Partisë Demokratike, që unë kam qenë shkak që ia kam dhënë se nuk mund t’i mbaja rezervë dhe tani shfrytëzon këtë databazë, jashtë çdo kodi moral. Mund të tregoj përgjigje që i tregojnë demokratët atij që s’mund ta bëjë kurrë.
Ka një kod moral. Këto që paraqiten të reja dhe që ikën nga PD-ja, sigurisht që shqiptarët presin risi. Çfarë sjell ky? Ky përdor databazën e PD-së, për të çuar mesazhe. Jashtëzakonisht e dobët. Ti partinë tënde do ta krijosh me punën tënde si duhet, u shpreh Berisha në emisionin “Opinion”.
Më herët, sot një intervistë për “Shqipëria Live” në Top Channel, kryetari i partisë “Mundësia“, Agron Shehaj shpjegoi se përse ka zgjedhur të jetë vetëm më 11 Maj.
Edhe unë mund të bëja oferta, mund të merrja jo një deputet, por edhe 10. Kemi zgjedhur të futemi vetëm sepse dallohemi nga të tjerët sepse kemi një ide të qartë, një vizion të qartë për Shqipërinë.
Fakti që kemi zgjedhur të dallohemi nga të tjerët e të mos bëjmë pazare, nuk do të thotë që jemi vetëm. Kemi zgjedhur të mos përlyhemi e të mos pranojmë pazaret.