Bota

Salvini: Lufta kundër mafias, prioriteti i punës sime!

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, u bë sot protagonist i një prej prioriteteve kryesore të punës së tij, luftës kundër mafias e krimit të organizuar. Ai notoi sot në pishinën e një shoqërie bujqësore në komunën Monteroni d’Arbia në provincën e Sienës, ish pronë e një mafiozi dhe e sekuestruar nga shteti italian. Pak para se të notonte në pishinë, Ministri i Brendshëm italian tha se “lufta kundër mafias do të jetë prioritet i punës së tij dhe i qeverisë”.