Ndërsa nisi me diskutimet për Afganistanin, sot dita e dytë e Samitit të NATO-s vijon me çështjen e Ukrainës. Më herët, shefi i Aleancës, Stoltenberg takoi presidentin afgan, Ghani e kryeministrin Abdullah. Ndërkaq, dje u miratua vendosja e 4 batalioneve në kufirin lindor të NATO-s me Rusinë, si kundër-përgjigje ndaj veprimeve ushtarake ruse.