Kryetari i PD, Lulzim Basha, do të lobojë pro çeljes së negociatave të vendit tonë me BE-në, në samitin e Partive Popullore Europiane në Sofje. Selia Blu bëri të ditur se takimin, Basha do e shfrytëzojë për të kërkuar mbështetje. Mësohet se lideri demokrat do jetë pjesë e punimeve të samitit që zhvillohet nesër, dhe më pas do kthehet në Tiranë për seancën plenare të së enjtes në Kuvend, ku Opozita ka paralajmëruar se nuk do të lejojë normalitetin e saj pas publikimit të audio-përgjimit për vëllanë e Ministrit të Brendshëm.