Një seancë stërvitore e fundit, një ndeshje e fundit – dhe pas pesë vitesh, Leroj Sane tashmë është histori te Bajerni. Nuk ishte një periudhë e lavdishme, që deri në fund u karakterizua nga debate të përsëritura rreth anësorit të talentuar. Ish-lojtari i Shalkes u rikthye në Bundesligë në Mynih nga Mançester Siti në vitin 2020 për rreth 50 milionë euro.
Ai veshi fanellën ikonë me numrin 10 të Arjen Roben, e cila ishte bosh, pjesërisht me kërkesën e tij. Por Sane nuk pati kurrë një moment të madh si Roben. Kontrata e Sane me Bajernin ka përfunduar të hënën. Ai do të kalojë nga Bundesliga në Turqi, duke u bashkuar me ekipin pjesëmarrës në Ligën e Kampionëve, Gallatasaraji, si një lojtar i lirë.
LEXO EDHE: Tah tregon objektivin: Te Bajerni erdha për të fituar më shumë trofe
Do të shkojë atje, ku pak para udhëtimit të tij në Kupën e Botës me Bajernin, u prit me ovacione nga tifozët kur nënshkroi një marrëveshje që vlen deri në vitin 2028. Ai do të fitojë dukshëm më shumë sesa nëse do ta kishte zgjatur kontratën e tij në Mynih për tre vjet të tjera.
Te Bajerni, ai do të duhej të pranonte një ulje të pagës së tij aktuale vjetore, por prapëseprapë do të kishte fituar dhjetëra milionë. Fakti që Sane udhëtoi për në SHBA për katër ndeshjet e para të Kupës së Botës pavarësisht ndërrimit të klubit shkaktoi shumë debate.
Fakti është: Deri në ndeshjen me Flamengon, transferimi ishte një dështim. Në paraqitjen e tij të vetme më të gjatë në fazën e grupeve, kundër Benfikës (humbje 0-1), Sane dështoi përsëri të shfrytëzonte shanset e tij. Në pesë vitet e tij te Bajerni, ai nuk dha asgjë të veçantë.