Reperi i famshëm Mozzik dhe partnerja e tij e cila gjithashtu është shumë e suksesshme në fushën e muzikës Loredana, së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.
Edhe pse aludohet se ata janë në pritje të një djali, dyshja nuk kanë konfirmuar asgjë duke e mbajtur krejtësisht të fshehtë nga publiku.
Orë më parë ai ka postuar në platformat sociale dhuratën e parë që ka blerë për beben e tij duke u kujdesur të jetë një baba sa më detajist.
Reperi ka postuar një xhaketë të vogël ngjyrë të kaltër të markës Gucci prapa së cilës është qëndisur një ylber. Një dhuratë vërtetë e këndshme të cilën engjëlli i vogël do ta veshë në ditët e para të ardhjes në jetë.