Deri në fund të vitit përfundon një nga tubacionet më të gjatë të gazit në botë. Gazsjellësi 3 mijë km i gjatë nga Siberia për në Kinë, i njohur ndryshe si Rruga Lindore, synon të furnizojë Kinën me gaz natyror rus. Tubacioni siberian është një nga projektet më të mëdha midis Rusisë dhe Kinës. Analistët thonë se mund të ndihmojë Rusinë të bëhet një nga furnizuesit kryesorë të gazit natyror të Kinës, ndërsa kërkesa në vend rritet.