Para shpalljes së vendimit gjyqësor që po e pret, Sean “Diddy” Combs është goditur nga një padi e re. Stilisti i tij prej më shumë se një dekade, Deonte Nash, e akuzon mogulin e muzikës për ngacmim seksual, trafikim të njerëzve dhe një sërë krimesh të tjera të rënda.
Sipas dokumenteve të siguruara nga TMZ, avokatët e Nash-it theksojnë se karriera e tij, që nisi si një ëndërr për të punuar me personazhe të famshëm, u kthye shpejt në një “makth” të përditshëm gjatë dhjetë viteve që punoi për Combs.
Të tmerrshmet që z. Nash përjetoi e ndjekin ende, edhe pas largimit nga puna
-thuhet në padi.
Në dokumente përshkruhen incidente të shumta, përfshirë një festë në vitin 2013 ose 2014, ku Diddy dyshohet se u ekspozua në mënyrë të papërshtatshme para Nash-it dhe të tjerëve.
Po ashtu, ai akuzohet se e ka prekur pa pëlqimin e tij në disa raste, duke shoqëruar sjelljet me komente seksuale poshtëruese që e bënin stilistin të ndihej i objektivizuar dhe i kërcënuar.
Avokatët e Nash-it pretendojnë gjithashtu për episode dhune fizike, ku Combs i kishte bërë të qartë se “jetonte vetëm sepse ai ia lejonte”, duke përdorur fuqinë dhe kërcënimet për ta mbajtur nën kontroll. Edhe pas ndërprerjes së marrëdhënies së punës, Nash thotë se ka marrë kërcënime dhe nuk ndihet i sigurt.
Nash, i cili ka dëshmuar edhe në procesin penal kundër Combs, tani kërkon dëmshpërblim financiar dhe ndëshkim penal, duke insistuar që çështja të shqyrtohet para një jurie.