Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do ta kishte “të vështirë” të falte reperin Sean “Diddy” Combs, i cili u shpall fajtor për dy akuza për organizim prostitucioni.
Diddy, që aktualisht ndodhet në paraburgim, po pret shpalljen e dënimit më 3 tetor dhe ka kërkuar lirimin e përkohshëm deri në atë datë.
Trump kujtoi se në të kaluarën ka falur figura të njohura si NBA Youngboy dhe çiftin Chrisley, por theksoi se marrëdhënia e tij me Diddyn është ndikuar nga sulmet publike që ky i fundit i ka bërë atij.
Do të ishte e vështirë të falja dikë që ka folur në atë mënyrë për mua
-tha Trump, duke iu referuar deklaratave të Diddyt, i cili më herët e kishte kritikuar hapur presidentin, duke thënë se “të bardhët si Trump duhet të hiqen” dhe e kishte cilësuar atë një figurë negative.