Gossip Showbiz

Diddy fiton një betejë ligjore civile, ndërsa pret dënimin në gjyqin federal?

Producenti i njohur muzikor, Sean “Diddy” Combs, ka fituar një çështje gjyqësore civile, edhe pse vijon të qëndrojë në paraburgim duke pritur vendimin përfundimtar në gjyqin e tij federal.

Sipas TMZ, një gjykatë në Nju Jork rrëzoi padinë e ngritur nga një artist 23-vjeçar, i cili pretendonte se në vitin 2015, gjatë një nate në një klub në Los Angeles, ishte droguar dhe sulmuar seksualisht nga Diddy. Paditësi shtoi se producenti e kishte kërcënuar duke i thënë se do t’i shkatërronte karrierën nëse do të fliste publikisht.

Megjithatë, gjykatësi vendosi se çështja ishte ngritur jashtë afatit ligjor, pasi në atë kohë parashkrimi për raste të tilla ishte pesë vjet.

Ligji i ri i vitit 2019 që e zgjat këtë afat në 20 vjet nuk mund të zbatohet në mënyrë prapavepruese. Si rezultat, edhe paditë kundër kompanive të tij, Bad Boy Entertainment dhe Combs Enterprises, u rrëzuan.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur Diddy ka parë disa çështje të tjera civile të mbyllen, ndërsa dhjetëra të tjera vijojnë të jenë aktive.

Ndërkohë, më 3 tetor pritet të shpallet vendimi i gjykatës federale, që do të përcaktojë nëse ai do të lirohet apo do të përballet me dënim.