Aktualitet Politikë

Sekuestro e vilave të Monika Kryemadhit, shtyhet për nesër vendimi!

Në Apelin e Posaçëm sot u shqyrtua ankimimi i Monika Kryemadhit për dy vilat e vendosura në sekuestro në pronësi të deputetes dhe nënës së saj. Vendimi pritet të shpallet nesër në orën 11:00. Duke folur për gazetarët, tha se çështjen do ta ndjekë deri në Strasburg, me të gjitha procedurat ligjore.

Atë ditë që kemi pasur gjyqin në Apel, 5 minuta para se të hyj në gjyq, 10 policë zbarkuan në shtëpinë time. Ishte një skenar interesant për të krijuar presion psikologjik. Kanë ardhur edhe ditën tjetër, u vendos procesverbali, u firmos nga unë dhe mamaja ime. Erdhën dhe të agjencisë së sekuestros, duhet të dalim nga shtëpia, prokurori dhe gjyqtarja thanë a është e ligjshme prona ku ata jetojnë, po tha, por mendojmë se duhet të dalim nga shtëpia.

Po ku do jetoni?

Po në çadër, punë e madhe.

Monika Kryemadhi foli edhe për bastunin në dorë e pranoi për gazetarët se e mban për shkak të dëmtimit të gjurit në palestër. Po ashtu, tregoi se i pëlqen se siç tha “është trend”. Kur në mëngjes u paraqit në mjediset e Apelit të Posaçëm, Kryemadhi tërhoqi vëmendjen për bastunin.

Ku e keni vrarë këmbën?

Ju e dini që unë bëj shumë palestër, e kam vrarë gjurin në palestër, më pëlqen shumë ky bastuni, është bërë edhe trend.