Aktualitet

“Kështu është jeta”, Kryemadhi në Apelin e Posaçëm me bastun!

E shoqëruar nga avokati, sot deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi u paraqit në Apelin e Posaçëm ku do të shqyrtohet ankimimi për dy vilat e sekuestruara në pronësi të saj e të nënës. Por ajo që ra në sy duke tërhequr jo pak vëmendje ishte mbajtja e një  bastuni në dorë. E pyetur nga gazetarët nëse është dëmtuar, u përgjigj:

Jo, kështu është jeta.

Kujtojmë se ndaj Monika Kryemadhit, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO-ja ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim për paraqitje” ndërsa po hetohet nga SPAK-u për tre akuza që janë pastrim parash, korrupsion e mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ-DIA e lobimin e LSI-së në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Po për këtë dosje po hetohet edhe bashkëshorti Ilir Meta, me të cilin, Monika Kryemadhi ka thënë se është në proces divorci. Aktualisht, numri një i Partisë së Lirisë, i cili ka qenë një prej drejtuesve më të lartë të shtetit ndodhet në qeli, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg”.