Autoritetet doganore greke sekuestruan 226 kg kanabis që ishte nisur nga Shqipëria me destinacion Turqinë. Droga u gjet në një maune, e cila sapo kishte kaluar kufirin midis Maqedonisë e Greqisë, në pikën doganore të Ev’zones. Kanabisi ishte fshehur brenda 266 cilindrave që ishin vendosur me kujdes në anët e arkave plastike të ambalazhit, me të cilat ishte ngarkuar kamioni. Dy drejtuesit e mjetit u arratisën duke u futur në tokën shqiptare ndërsa policia po punon për kapjen e tyre.