Bota

Sekuestrohen 43 kg drogë në Brescia

Policia italiane sekuestroi 43 kg drogë në Brescia e 100 mijë euro, ndërsa arrestoi 11 vetë, në kuadër të operacionit të koduar “Party’s Over”. Një grup i përbërë kryesisht nga të rinj, kishte krijuar një kanal të konsoliduar për të sjellë nga Spanja, lëndën narkotike, për llojin e së cilës nuk ka detaje. Droga shpërndahej në festa.