Senati Amerikan miratoi një projektligj që do të bllokojë shitjen e avionëve luftarakë amerikanë F-35 në Turqi. Kjo për shkak të planeve të Ankarasë për blerjen e sistemeve të mbrojtjes raketore S-400 nga Rusia. Tashmë, pritet firma e Presidentit Donald Trump. Zyrtarët e NATO-s e kanë paralajmëruar vazhdimisht Turqinë se sistemet ruse S-400 nuk janë në përputhje me mbrojtjen e Aleancës, por Ankaraja i ka hedhur poshtë këto shqetësime.