Bota

Senati konfirmon Gina Haspel në krye të CIA-s

Senati Amerikan miratoi kandidaturën e Gina Haspel-it në krye të CIA-s. Haspel, e cila bëhet gruaja e parë që drejton Agjencinë e Inteligjencës, u përball me kritika. Të shumtë ishin skeptikët për shkak të përfshirjes së saj si zyrtare e CIA-s, në programet e torturave gjatë marrjes në pyetje të të akuzuarve për terrorizëm, pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001.