Rajoni

Serbia anulon ftesat për dy deputetët kosovarë, reagon SHBA-ja

Shtetet e Bashkuara reagojnë pas anulimit që Beogradi iu bëri ftesave ndaj dy deputetëve të Kosovës, të cilët duhet të merrnin pjesë në një konferencë të organizuar në Serbi.  Demokratët e Komisionit të Punëve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, nuk ngurruan të shprehin pakënaqësinë. Grupi i tyre, i udhëhequr nga ligjvënësi Elliot Engel, i cilësoi veprimet, “Shembuj të mendje-ngushtësive të Serbisë”.