Serbia ndaloi tubimin e Vojisllav Sheshelit në përvjetorin e krimeve të luftës. Ministria e Punëve të Brendshme e Beogradit deklaroi se nuk do të lejojë që më 6 maj, lideri i Partisë Radikale Serbe të mbajë fjalimin nacionalist në fshatin Hrtkovci. Por Shesheli tha se do ta sfidojë urdhër-ndalimin dhe do ta organizojë tubimin anti-kroat, që në vitin 1992 i kushtoi arrestimin nga Haga për krime lufte.