Rajoni

Serbia thotë se pakësohet numri i njohjeve të Kosovës

Pas raportimeve të fundit për tërheqjen e njohjes së Pavarësisë së Kosovës nga Liberia, Kryediplomati Serb Ivica Daçiç tha se “Janë 12 vende që po shqyrtojnë vendimet”. Daçiç është optimist se numri i njohjeve do të bjerë nën 100. Ndërkaq, Ministri kosovar i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli hodhi poshtë si të pavërteta, lajmet se Liberia ka tërhequr njohjen e shtetësisë së Kosovës.